Sot largohen 117 afganë nga Kosova, shkojnë në Britani

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:45
Untitled collage 16 1 1024x576

Sot largohen 117 afganë nga Kosova, shkojnë në Britani

Përditësuar më: 16/9/2021, ora 16:45

Sot, pritet të largohen 117 shtetas afganë nga Kosova, disa javë pasi u strehuan në këtë shtet. Lajmi raportohet nga Radio Evropa e Lirë që citon burime brenda Ministrisë së Brendshme. Destinacioni i këtij grupi të parë që do të largohet pritet të jetë Britania e Madhe.

Deri më tani, ata ishin strehuar në kampin Bechtel-Enka në Ferizaj. Sipas raportimeve, afganët kanë qenë bashkëpunëtorë të forcave të NATO-s që shërbyen në Afghanistan. Evakuimi i tyre u bë pasi nuk ishin më të sigurt në shtetin e tyre, që kontrollohet nga talebanët.

Kosova ka pranuar të strehojë përkohësisht rreth 2 mijë refugjatë afganë, të cilëve u është dhënë leja e qëndrimit deri në një vit. Ndryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, afganët në Kosovë nuk lejohet të dalin nga kampet dhe mbahen nën masa të rrepta sigurie.