19 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mbi 600 pacientë të shtruar në spitale

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 16:15
KOSOVA 1 MIJE RASTE frame 34 1024x576

19 viktima nga koronavirusi në Kosovë, mbi 600 pacientë të shtruar në spitale

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 16:15

Të premten në Kosovë janë regjistruar 19 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve, që nga marsi i vitit të kaluar, në 2,878.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 279 raste të reja të të infektuarëve bazuar në 6,079 testime.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten edhe për 1,269 persona të shëruar nga koronavirusi ndërsa raste aktive mbeten 12.464.

Ndërkaq në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 675 pacientë të infektuar me koronavirus.