48 orë kërkime, por asnjë shenjë të 61-vjeçarit të bllokuar në nëntokën e Bulqizës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 12:30

48 orë kërkime, por asnjë shenjë të 61-vjeçarit të bllokuar në nëntokën e Bulqizës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 12:30

Prej më shumë se 48 orësh po punohet për të gjetur 61-vjeçarin, Muharrem Plaku, i cili dyshohet të jetë i bllokuar në thellësi të nëntokës në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

61-vjeçari, me profesion teknik mësohet se paraditen e së mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.

Sipas specialistëve, shembja ka qenë e madhe çka ka bërë që Muharrem Plaku të mbetet i bllokuar.

Ekspertët e AKSEM, të cilët janë autoriteti i vetëm për ndërhyrje në të tilla raste, vijojnë të mos japin asnjë informacion sa i përket avancimit të punës në vendin ku dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.

Ndërkohë, familjarët e Muharrem Plakut nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga dera e galerisë me shpresën se ai do të nxirret i gjallë.