Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Analistët komentojnë situatën në PD: Berisha i pasinqertë, gati e pamundur të rimarrë pushtetin e partisë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 19:37 | Politikë
Analistët komentojnë situatën në PD: Berisha i

Thirrjet dhe mesazhet e Sali Berishës gjatë foltores me mbështetësit kanë ndezur zhurmën në selinë e Partisë Demokratike.  

Por, për analistin Ilir Kalemi, Berisha e ka gati të pamundur të rimarrë pozicionin e tij në parti,

“Unë besoj se është e vështirë, mos e pamundur që të realizohet një gjë e tillë.  Kjo për faktin se zoti Basha ka dhe kontrollin e grupit parlamentar, që është më deçizivi përsa i përket aksionit parlamentar, pra aksionit opozitar në foltoren e parlamentit. Kështu që foltorja alternative e Berishës mendoj që ka pak shanse për sukses”, u shpreh Kalemaj.

https://a2news.com/2021/09/17/perjashtimi-i-berishes-basha-nuk-ka-kthim-pas-partneriteti-pd-shba-i-pacenueshem/

Sipas Aristir Lumezit, Berisha ishte i pasinqertë në fjalimin e tij,  ndërsa e sheh ish-kryedemokratin edhe si përgjegjës të humbjes së zgjedhjeve.  

“Gjithë shpjegimet që dha zoti Berisha ishin të pasinqerta për mendimin tim se ai është protagonist, sepse ai ka qenë “de facto” kryetar i PD-së dhe Lulzim Basha mbante vulën. Humbja e 5 palë zgjedhjeve është përgjegjësi e të dyve”, deklaroi Lumezi.

Lumezi shton se problemet e brendshme të PD, do të ndikojnë dhe në sjelljen e mazhorancës. 

https://a2news.com/2021/09/16/berisha-kerkon-ndjese-per-mbeshtetjen-ndaj-bashes-spastroi-ata-qe-punuan-me-mua/

“Nuk do të ishte pozitive dhe për vendin, pra do ta linte mazhorancën akuale që të shtonte doza e arrogancës dhe arbitrariteti. Zoti Rama i ka numrat në kuvend që është në pozita komode. Ai është në pozita komode pasi edhe kundërshtari i tij është në pozita “knock down”.

Komode e cilëson dhe Kalemi pozitën e kryeministrit, ndërsa shton se qeverisja i vetëm i shton dhe më shumë përgjegjësitë.

“Është në krye të punëve të vendit i vetëm dhe për këtë arsye nuk i falet mosmbajtja e premtimeve”, shtoi Kalemaj.

Sipas Kalemit, qeverisja e Ramës do të varet dhe nga forca dhe aksioni opozitar i Partisë Demokratike, nëse do të jetë e aftë apo jo të krijojë kauza. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani