
Bota e futbollit në ankth, rëndohet gjendja shëndetësore e Pele
Rikthehet ankthi në botën e futbollit për legjendën Pele. Fenomeni brazilian raportohet të jetë shtruar sërish në terapi intensive në spitalin “Albert Einstein” në San Paolo për probleme me shëndetin.
Pele kishte dalë vetëm ditën e martë nga spitali pasi qëndroi aty për disa ditë për shkak të një operacioni për heqjen e një tumori në fund të gushtit.
Gjendja e tij është e qëndrueshme, por vendimi për ta shtruar në spital është marrë për t’u mbajtur në kontroll nga mjekët.