“Foltorja” e Berishës, Meta nga Korça: Është si vera, sa më shumë kalon koha aq tërheqës dhe më demokrat bëhet

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 11:30

“Foltorja” e Berishës, Meta nga Korça: Është si vera, sa më shumë kalon koha aq tërheqës dhe më demokrat bëhet

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 11:30

Presidenti Ilir Meta anashkaloi pyetjen në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi demokrat, por u përgjigj shkurt në lidhje me betejën e liderit historik të PD-së për foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar. Nga Korça, kreu i shtetit tha se Berisha është si vera, sa më shumë kalon koha aq më tërheqës dhe aq më demokrat bëhet.  

“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla se nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha është si vera sa më shumë kalon koha aq më tërheqës dhe aq më demokrat bëhet”.  

Dhe gjatë deklaratës së tij për gazetarët, Meta u fokusua te demokracia që, sipas tij, është problematike, por shumë më mirë se para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Situata e demokracisë në vend është në gjendje problematike, nuk është ashtu siç do të donin shumë, përfshirë dhe mua pas 25 prillit, por shumë më mirë se para situatës katastrofike të 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues, në kushtet e e zero opozitës në institucione. Pas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale, parlament funksional dhe ky është qëllimi ynë kryesor dhe i gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë dhe zëri i atyre të dëgjohet”.

I pyetur në lidhje me deklarata e tij se do të jepte dorëheqjen në rast se Rama do të fitonte 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, Meta u përgjigj se protagonizmi i tij ishte i imponuar në mbrojte të demokracisë dhe në kushtet e braktisjes së opozitës nga të gjithë institucionet. Tashmë, kreu i shtetit i bën apel opozitës që të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e veta.

 “Nuk jemi për të interpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit se ç’kam deklaruar unë. Jam këtu për të zbatuar kushtetutën, kam kërkesa për të dalë në studio e intervista, por e kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë, se gjykoj që protagonizmi im nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë, kushtetutës në kushtet e braktisjes së opozitës nga të gjithë institucionet dhe kushtet e përpjekjes së mazhorancës për të kapur çdo institucion; Gjykatën Kushtetuese dhe institucionin e Presidentit që para zgjedhjeve dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë e ndryshimin e qytetarët. Jam i detyruar të respektoj kushtetutën. Askush të mos presë që presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë. Opozita të përmbushë përgjegjësinë e saj në parlament. Llogaridhënia të nisë në mbrojtje të interesit publik”.

Sovraniteti është pa asnjë diskutim fjala kyç për Shqipërinë, tha Ilir Meta kur u pyet nëse i konsideron ndërhyrje me deklaratat e ambasadores amerikane në Shqipëri.

“Sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë edhe kombëtar sesa vetë sovrani qytetari kur është i ndërgjegjshëm për votën e tij, kur e mbron nuk eshët dhe tregton në këmbim të gjërave të momentit që i humbet shumë shpejt. Sa i takon sovranitetit pa asnjë diskutim fjala kyç për Shqipërinë është sovranitet, që nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve ndaj NATO-s apo BE, pasi gjithë detyrimet tonë në raport me këto organizata ne i kemi fiksuar qartë në Kushtetutën e Shqipërisë. Është e rëndësishme t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve, të mos injorohen përjashtohen dhe mos vendosen para faktit të kryer dhe mos jenë viktima të arbitraritetit dhe kulisave që kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve. Është bërë një hap më 25 prill po hapa të tjerë priten në vijim.