“Gropa” në arkat e katalanasve, mbi 1 miliard e gjysmë euro, konfirmohet borxhi i Barcelonës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 15:14
barcelona crisis financiera 1024x576

“Gropa” në arkat e katalanasve, mbi 1 miliard e gjysmë euro, konfirmohet borxhi i Barcelonës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 15:14

Alarmi i kuq në arkën e Barcelonës tashmë është konfirmuar. Ndërsa miratoi buxhetin për sezonin 2021/2022, klubi katalanas është detyruar të tkurret në shifra, për shkak të deficit të madh të krijuar nga sezoni i kaluar.

765 milion euro do të ketë dispozicion Presidenti Laporta për të përballuar vitin kundrejt 791 milionë euro që ishte parashikuar. Në raportin e klubi blaugrana nënvizohet se vetëm gjatë sezonit të kaluar Barca ka humbur 481 milionë euro.

Situata është katastrofike kur llogaritet totali i borxhit, shumë e cila arrin në 1.35 miliardë euro dhe që është shqetësimi më i madh i katalanasve.

Qarkullimi i dobët i parave lidhet edhe me faktin se klubi priste një kthim të publikut në stadiumet dhjetorin e kaluar, gjë që nuk ndodhi. Më 6 tetor, Barcelona do të paraqesë të gjitha faturat përpara  audit që do të vulosë gjendjen financiare ndërsa një takim me të gjithë aksionerët e klubit është caktuar për fundjavën e 16 dhe 17 tetorit.

Gjatë kësaj vere në përpjekje zvogëluar në maksimum humbjet, Barcelona u detyrua të reduktojë sasinë e pagave, me Pike dhe Jordi Alba që u vetë sakrifikuan për të ndihmuar klubin. Më e bujshme se kaq ishte detyrimi për të hequr dorë nga rinovimi i kontratës së Lionel Messit që u largua nga Barca pas 17 vjetësh apo dhe ndarja e rrugëve me Antoine Griezmann.