Kim takon Nikollën: Bukur të shohësh opozitën në Kuvend, mendimet ndryshe të domosdoshme

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 14:13
Nikolla Kim 1024x576

Kim takon Nikollën: Bukur të shohësh opozitën në Kuvend, mendimet ndryshe të domosdoshme

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 14:13

Ambasadorja amerikane Yuri Kim prej ditësh ka nisur takimin me disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Sot diplomatja zhvilloi në Kuvend një takim me kreun e sapo zgjedhur të atij institucioni, Lindita Nikollën.

Duke e përgëzuar Nikollën për rolin e ri, ambasadorja nënvizoi që ”është bukur të shohësh sërish Kuvendin e plotë, me opozitën të pranishme”.

Kim shtoi në postimin e saj në Facebook se “respekti për mendimet ndryshe, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është i mundur janë të domosdoshme për demokracinë dhe llogaridhënien përballë votuesve”.