Kurti i dërgoi letër urimi, Rama: Kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona

Kurti i dërgoi letër urimi, Rama: Kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona
Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje në Twitter homologut të tij kosovar, Albin Kurti, i cili i kishte dërguar letër urimi për mandatin e tretë.
“Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona“, shkruan Rama në rrjetin social.