Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Lëvizja e Berishës si ajo e Nanos”, Kalemaj: E vështirë të rimarrë kontrollin e PD-së

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 14:05 | Politikë
“Lëvizja e Berishës si ajo e Nanos”, Kalemaj: E

Analisti Ilir Kalemaj ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN nga ku komentoi aktualitetin politik në vend.

Për Kalemajn, nisma e fundit e Sali Berishës ngjan edhe me lëvizjet e Fatos Nanos për t’u rikthyer si faktor i rëndësishëm. Megjithatë, ai theksoi se për Berishën është shumë e vështirë të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike.

“Lëvizja e Berishës ngjan disi me lëvizjen e Nanos për katarsis, më pas lëvizja Nano 2, e cila ishte së bashku me Petro Koçin, për t’u rishfaqur si faktor i rëndësishëm brenda PS. Në rastin e Berishës, më shumë se sa një sfidë për kryetar nga Bashës, është një mënyrë për të diktuar agjendën e Bashës dhe nga një anën për të bërë të mundur që të ketë një rikonceptim të PD-së post Basha. Por, a do të arrijë Berisha të sfidojë kryetarin aktual dhe të rimarrë partinë nën kontrollin e tij direkt apo indirekt? Unë mendoj se është shumë e vështirë, në mos e pa mund, që ta realizojë një gjë të tillë”, u shpreh Kalemaj.

https://a2news.com/2021/09/16/berisha-kerkon-ndjese-per-mbeshtetjen-ndaj-bashes-spastroi-ata-qe-punuan-me-mua/
https://a2news.com/2021/09/17/foltorja-e-berishes-meta-nga-korca-eshte-si-vera-sa-me-shume-kalon-koha-aq-terheqes-dhe-me-demokrat-behet/

A2 CNN Livestream

Dita jonë