Natë kupash, Napoli nuk i dorëzohet Leicester, Mourinjo shënon 5 herë, por nuk është i kënaqur

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:39
ROma 1024x576

Natë kupash, Napoli nuk i dorëzohet Leicester, Mourinjo shënon 5 herë, por nuk është i kënaqur

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:39

Natë kupash europiane, ajo që sapo përfundoi. Për herë të parë dy kompeticione të ndryshme të UEFA-s luhen në të njëjtën ditë, Europa League dhe e sapolindura Conference League, finalja e së cilës do të luhet në “Air Albania” të Tiranës.

Në turneun më me “peshë”, Europa League, spikati ndeshja midis Leicester dhe Napolit, me italianët që arritën barazimin 2-2, pasi ishin poshtë me dy gola, falë performancës së Osimhen.

Lazio humbi në Stamboll, 1-0, një ndeshje ku turqit patën rastet më të mira, por që u vendos nga një gafë e pafalshme e portierit kuqezi, Thomas Strakosha.

Rezultatet në Europa League

Ndërkohë, Ferencvaros i Myrto Uzunit, kishte një përballje të fortë kundër Bayer Leverkusen, me gjermanët që triumfuan me rezultatin 2-1.

Barazim edhe me PSV Eindhoven dhe Real Sociedad, me lojtarin me origjinë shqiptare Adnan Jonuzaj që shënoi golin e 1-1 provizor. Ndërkohë barazime edhe midis Marsejës dhe Lokomotivës së Moskës dhe Eintracht dhe Fenerbahce.  

Në Conference League, dy ndeshjet kryesore ishin ato të Romës e CSKA e Sofjës dhe Rennes kundër Tottenham.

Ekipi i Mourinjos shpartalloi bullgarët 5-1, me Marash Kumbullën që luajti minutat finale. Edhe pse me goleadë, tekniku portugez nuk ndryshon kurrë, dhe pas ndeshjes deklaroi se ishte “i pakënaqur me lojën” e ekipit. Ndërkohë, paqe midis Rennes dhe ekipit të Harry Cane, që barazuan 2-2.