Ngjarje e rëndë në Holandë, dy persona vriten me thikë, raportohet dhe për të plagosur

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 13:45

Ngjarje e rëndë në Holandë, dy persona vriten me thikë, raportohet dhe për të plagosur

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 13:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin Almeo në Holandë, ku dy persona kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me thikë, ndërsa të paktën edhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia bën të ditur se mes të plagosurve është edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili është arrestuar.

Disa video janë publikuar në rrjetet sociale, ku duket një person i paidentifikuar ende, i cili qëllon me një hark nga ballkoni i një pallati. Megjithatë, është ende e paqartë, nëse ai është mes personave të lënduar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg nga zona ku ka ndodhur ngjarja, e cila deri tani nuk është lidhur me terrorizmin.