Përfitojnë dhe studentët nga rajoni, studimet universitare në Kosovë do të jenë pa pagesë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 16:59

Përfitojnë dhe studentët nga rajoni, studimet universitare në Kosovë do të jenë pa pagesë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 16:59

Duke nisur nga ky vit, studimet universitare përnivelin bachelor dhe master në Kosovë do të jenë pa pagesë. Vendimi është marrënga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Kryeministri tha se kjo përmbushje e premtimit elektoral do të ndikojë në barazinë sociale në vend.

“Nga 1 tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2021 arsimi do të jetë papagesë për të gjithë ata që duan të studiojnë në nivelin bachelor dhe master, ndërsa do të ketë lehtësime për ata të doktoratës. Kjo ndikon në barazinë sociale në vend. Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë eshoqërisë. Do të përfitojnë edje studentët që vijnë nga rajoni.”, u shpreh Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Përveç këtij lehtësimi, ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit premtoi se do të ketë dhe ndihma të tjera për studentët.

“Hendeku prej 1.7 milionë euro për 7 njësitë akademike të mbulohet nga qeveria e Kosovës. Do t’i mbështesim studentët me bursa.”, u shpreh Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit.

Ministrja shtoi se 18 ditët e humbura të vitit shkollor, nga rekomandimi i Institutit të Shëndetit Publik për shkak të pandemisë koronavirus, do të kompensohen.