Përjashtimi i Berishës, Basha: Nuk ka kthim pas. Partneriteti PD-SHBA, i pacenueshëm

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 15:45

Përjashtimi i Berishës, Basha: Nuk ka kthim pas. Partneriteti PD-SHBA, i pacenueshëm

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 15:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi para gazetarëve se “partneriteti i PD-së me SHBA-në do të mbetet i pacenueshëm”, duke shtuar se vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës “nuk ka kthim pas”.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës sa i përket demokracisë. Por, aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-në duhet dhe do të mbetet e pacenueshme, në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes së shqiptarëve”, deklaroi Basha.

“Për këtë arsye, ne dhe shqiptarët, do të bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas”, shtoi kreu i PD-së.

Duke folur për seancën në të cilën qeveria mori 77 vota në Parlament, Basha tha: “77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së “Rama-Doshi-Rakipi”, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe dosjes 339 të Shijakut. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, është të pasurojnë veten e tyre në kurriz të shqiptarëve”.