Plagosen me armë zjarri dy të rinj te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:27
auto policia naten aksident 933x4451551987267

Plagosen me armë zjarri dy të rinj te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 09:27

Një plagosje në rrethana të paqarta ka ndodhur pak pas mesnatës te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas Policisë, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.