Thirrja e Ministres së Arsimit: Studentë dhe pedagogë, vaksinohuni para se të hyni në auditorë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 19:49
SINK KUSHI frame 791 1024x576

Thirrja e Ministres së Arsimit: Studentë dhe pedagogë, vaksinohuni para se të hyni në auditorë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 19:49

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u rikujtoi edhe një herë studentëve dhe pedagogëve se duhet të jenë të vaksinuar, para se të hyjnë në auditorë, në datën 11 tetor.

Sipas Kushit, bërja periodikisht e testimeve PCR është një opsion, por se vaksinimi është zgjidhja më e mirë.

“Dua t’iu rikujtoj edhe njëherë vendimin e ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë studentët dhe pedagogët do të jenë të mirëpritur të hyjnë në auditorë, për të zhvilluar normalisht jetën universitare, pasi të kenë dorëzuar certifikatën e vaksinimit e natyrisht duke respektuar të gjitha protokollet e nevojshme shëndetësore. Testi periodik i PCR mund të jetë një opsion i pranueshëm, por unë iu rekomandoj me shumë këmbëngulje vaksinimin si zgjidhjen më të mirë për të gjithë ne”, u shpreh ministrja.