Tjetër krizë me refugjatët në SHBA, administrata Biden tenton të fshehë situatë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 22:29

Tjetër krizë me refugjatët në SHBA, administrata Biden tenton të fshehë situatë

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 22:29

Administrata Biden është vënë nën akuzë ditët e fundit se po tenton të mbulojë krizën e emigrantëve në kufi, pasi Autoriteti Federal i Aviacionit urdhëroi ndalimin e përdorimit të dronëve në kufirin mes Meksikës dhe SHBA që tregonin pamjet e mbi 10 mijë persona që jetonin në kushte mizerabël, në një kamp të improvizuar, poshtë një ure.

Nën pretekstin e motiveve të sigurisë, Autoriteti Federal i Aviacionit vendosi të ndalojë për 2 javë fluturimet në Portin e Del Rios dhe urën që e lidh atë me Teksasin.

Më shumë se 10,000 emigrantë, kryesisht nga Haiti janë mbledhur në këtë zonë ditët e fundit, në një kamp të përkohshëm i cili është ngritur që kur Joe Biden ndaloi fluturimet e riatdhesimeve në Haiti.

Presidenti anuloi fluturimet e dëbimit të emigrantëve nga Haiti më 8 shtator dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare e zgjeroi statusin e mbrojtur të përkohshëm ndaj shtetasve nga ky vendi, për shkak të krizës politike, pas vrasjes së presidentit.