U lirua nga qelia, caktohet data për rekursin kundër vendimit ndaj Lulzim Berishës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 13:46
LUL BERISHA PASURITE frame 150 1024x576

U lirua nga qelia, caktohet data për rekursin kundër vendimit ndaj Lulzim Berishës

Përditësuar më: 17/9/2021, ora 13:46

Gjykata e Lartë cakton datën 26 tetor për shqyrtimin e rekursit të Prokurorisë së Durrësit kundër vendimit gjyqësor që liroi nga qelia Lulzim Berishën, ish-drejtuesin e “bandës së Durrësit”.

Berisha fitoi lirinë në dhjetor 2016, teksa vuante një dënim me 25 vite burg për krimet e kryera nga banda.

Aktualisht, Berisha është në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhërarresti për të, si i akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.