Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vdekjet tek të vaksinuarit, mjekët: Vuanin nga sëmundje të tjera. 30 shtrime çdo ditë në spital

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 16:20 | Aktualitet
Vdekjet tek të vaksinuarit, mjekët: Vuanin nga sëmundje të

Rritja e rasteve të rënda nga “Delta” po çon spitalet Covid drejt mbushjes së plotë.

Ditët e fundit janë dyfishuar urgjencat dhe shtrimet në spital. 30 pacientë çdo ditë i drejtohen spitaleve Covid për trajtim të specializuar. Mjekët ngrenë shqetësimin se shumë nga të sëmurët shkojnë vonë dhe në gjendje të rënduar.

Mjekja e Spitalit Infektiv, Elda Qyra, tregon se një pjesë e konsiderueshme e të shtruarve janë të rinj mbi 20 vjeç. Mjekët e spitaleve Covid shpjegojnë arsyet e humbjeve të jetës tek disa nga pacientët e vaksinuar me të dyja dozat: “Nuk ka shumë raste të pacientëve të vaksinuar që kanë humbur jetën. Kanë qenë pacientë që vuanin nga 2-3 sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”.

Aktualisht, mbi 200 pacientë janë të shtruar në shërbimin infektiv dhe në spitalin Covid-3 në QSUT. Ndërkohë, infektimet nga mutacioni indian vijojnë të jenë të larta, rreth 1 000 të prekur çdo ditë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë