Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjatja e afatit të vetingut, PD i përgjigjet qeverisë: Kundërshtohet nga komisioni i Venecias

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 13:53 | Politikë
Zgjatja e afatit të vetingut, PD i përgjigjet qeverisë:

Ftesa e Qeverisë për bashkëpunim me opozitën për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, mori përgjigje brenda pak orës, po në seancë plenare.

Ministri i Drejtësisë ishte i qartë se i nevojiten votat e demokratëve për të ndërhyrë në afatin e caktuar kushtetues, që përkon me qershorin e ardhshëm, por nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i rikujtoi mendimin e kundërt të Komisionit të Venecias.

 “Është një proces i cili po mbetet në mes të rrugës sepse ju e llogaritët gabim, po përfundon afati kushtetues që e përcaktoi Venecia, që tha që duhet të ishte i shkurtër. Ishit të pazotë që ta arkitektonit një reformë drejtësie të thjeshtë dhe funksionale”, deklaroi Bylykbashi në foltoren e Kuvendit.    

Më herët, Manja shpjegoi se mazhoranca po punonte me partnerët ndërkombëtarë për këtë, duke lënë të nënkuptohet se ambasadorët me gjasa do bëjnë presion ndaj opozitës që të japë votat e veta. 

Si një nga njerëzit që demokratët i kanë besuar disa prej betejave kyçe legjislative, Bylykbashi kishte një mesazh edhe për opozitën, duke i shpjeguar asaj se me demokraci të brendshme dhe integritet mund t’i bëjë ballë presioneve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë