11 viktima me koronavirus në Kosovë, afro 600 pacientë të shtruar në spital

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 15:38
Koronavirusi ne kosove 1024x576

11 viktima me koronavirus në Kosovë, afro 600 pacientë të shtruar në spital

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 15:38

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 259 persona të infektuar me këtë virus, pas 6.630 testimeve. 850 persona janë shëruar ndërsa mbi 11 mijë persona janë ende aktivë me koronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 48 pacientë janë në terapi intensive.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 425.551 persona janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 në Kosovë.