Aksidentet rrugore, u rritën në 8 muajt e parë të vitit, 4 qarqe problematike

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 12:30

Aksidentet rrugore, u rritën në 8 muajt e parë të vitit, 4 qarqe problematike

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 12:30

Në 8 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, aksidentet rrugore u rritën me 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, megjithatë shifrat mbetën poshtë niveleve të para krizës shëndetësore.

Nga 756 aksidente të ndodhura në harkun e muajve janar-gusht 2020, shifra arriti në 919 këtë vit nga më shumë se 1 mijë së ishte në 2019-n.

Në linjtë të ngjashme shkoi edhe numri i të aksidentuarve. Sipas INSTAT, në 8-muaj u dëmtuan 1 250 persona nga 980 në 2020–n dhe 1 418 në 2019-n.

Fatalitet u rritën me 3.1 për qind krahasuar me harkun e muajve janar-gusht 2020. Në 8-mujorin e këtij viti humbën jetën 144 persona nga 114 në 2020-n dhe 137 në 2019-n.

Tirana, Lezha, Fieri dhe Durrësi mbetet qarqet më problematike. Në këto katër qarqe ndodhën 681 në harkun e muajve janar-gusht duke përbërë më shumë se 74 për qind të aksidenteve të ndodhura në total në rang vendi.

Problematike mbetet të ashtuquajturat “pika të zeza”. Aksi rrugor Milot-Lezhë, kryqëzimi i Laknasit dhe rruga e Rinasit në Tiranë si dhe rreth-rrotullimi i Kolonjës në aksin Lushnjë-Fier po cilësohen përherë dhe më shumë si “rrugë të vdekjes”.

Ekspertë të sigurisë rrugore sugjerojnë shtimin e orëve të teorisë dhe praktikës në autoshkolla, edukimin që në shkolla të drejtuesve të ardhëm të mjete si dhe ashpërsimin të mëtejshëm të masave me qëllim reduktimin e aksidenteve dhe fataliteteve si pasojë e tyre.