Greqia ngre kampin e ri, do të presë mijëra afganë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 21:22

Greqia ngre kampin e ri, do të presë mijëra afganë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 21:22

Greqia ka përuruar së fundmi një kamp të ri emigrantësh, i cili mund të strehojë deri në 3000 njerëz, për të përballuar fluksin e afganëve që largohen nga vendi i tyre si pasojë e talebanëve.

Kampi i financuar nga BE, i cili u hap në ishullin Samos,  është i pari nga 5 objekte të ngjashme që do të hapen dhe në ishujt e tjerë grekë në muajt e ardhshme.

Forcat private sigurie do të patrullojnë perimetrin e qendrës së pritjes që do të mbrohet me gardhe çeliku dhe me tela me gjemba.

Mijëra refugjatë do të vendosen në dhoma me 6 shtretër dhe do të kenë mundësinë të përdorin facilitetet në kamp.

450 azilkërkuesit e parë që aktualisht banojnë në një kamp tjetër do të vendosen në objektin e ri të hënën, pasi ministrat grekë vlerësuan kampin e tyre  të ri si modern dhe të sigurt.