Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Interi harron Sampdorian dhe Realin, luan tenis me Bolonjën

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 19:52 | Futboll
Interi harron Sampdorian dhe Realin, luan tenis me Bolonjën

Interi ka fituar me rezultatin 6-1 ndeshjen përballë Bolonjas në Serie A, duke lënë pas në këtë mënyrë humbjen zhgënjyese në mesjavë ndaj Realit në Champions League dhe barazimin në kampionat ndaj Sampdorias.

Zikaltrit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, kur brenda 35 minutash shënuan 3 herë me Martinez, Skriniar dhe Barrella.

Miqtë ishin të pafuqishëm përballë furisë së vendasve që shënuan dhe 3 herë të tjera me Vecino dhe boshnjakun Dzeko, që e gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Bolonja e shënoi golin e nderit në fund të takimit me Theate.

Tashmë, pas 4 javësh kampionat Interi ka grumbulluar 10 pikë duke marrë përkohësisht vendin e parë në renditje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë