Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krim në familje në Divjakë, vret bashkëshorten me armë gjahu dhe më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 18:50 | Kronikë
Krim në familje në Divjakë,  vret bashkëshorten me armë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën ditën e shtunë, ku një 58 vjeçar ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Krimi në familje ka ndodhur në fshatin Babunjë të Divjakës në banesën e shtetasit Hekuran Rrasa, i cili për motive ende të panjohura ekzekutoi bashkëshorten Fëllënca Rrasa 45 vjeç.

Hekuran dhe Fëllëncë Rrasa kanë dhe një djalë. Ka qenë pikërisht ai që ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të tij.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilin është kryer krimin, ndërkohë që vijojnë hetimet për sqarimin e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani