Mbi 700 pjesëmarrës, kampionati i 30-të ballkanik i atletëve master vjen në Korçë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 15:31

Mbi 700 pjesëmarrës, kampionati i 30-të ballkanik i atletëve master vjen në Korçë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 15:31

Kampionati ballkanik i Atletëve Master mbërriti edhe në vendin tonë. Mbi 700 atletë nga Ballkani dhe Evropa udhëtuan drejt, Korçës destinacionit të përzgjedhur për zhvillimin e edicionin e 30-të.

Dëshira dhe pasioni për sportin nuk kushtëzohen kurrësesi nga mosha dhe këtë e vërtetuan veteranët e shumtë pjesëmarrës. Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe iu bashkua këtij kampionati me garen 400 metra me pengesë.

Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në penges, vijon të jetë i tillë edhe pas 35 vitesh pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe t’ia rrëmbejë tiltullin.

Organizatori Rudi Bektashi shprehet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Pavarsisht situatës pandemike mbi 600 atletë të huaj janë pjesëmarrës dhe 100 atletë shqiptarë të ardhur nga të gjitha qytetet e vendit.

Për Kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo aktivitete të tilla sportive janë shumë të rëndësishme ndërsa atletët veteranë japin një mesazh frymëzimi për të rinjtë.

Kampionati Ballkanik i Atletëve Master do shtrijë aktivitetin e tij në 3 ditë duke sjellë një atmosferë ndryshe për qytetarët korçarë.