Pampuri: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, hi syve shqiptarëve

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:12
21 SHTATOR ORIOLA PAMPURI frame 872 1024x545

Pampuri: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, hi syve shqiptarëve

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:12

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama i tërhoqi vëmendjen anëtarëve të kabinetit të tij të ri, për respektimin e Kodit të Etikës. Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi nga Partia Demokratike. Orjola Pampuri, Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, e quan fjalimin e Ramës si një propagandë bajate.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, mbyllet postimi i Pampurit në Facebook.