Pema më e madhe në botë rrezikon të digjet, zjarrfikësit nisin misionin e rrezikshëm

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 20:11

Pema më e madhe në botë rrezikon të digjet, zjarrfikësit nisin misionin e rrezikshëm

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 20:11

Zjarrfikësit në Kaliforni kanë nisur një mision të vështirë për të mbuluar me veshje zjarrduruese pemën më të madhe në botë, e cila rrezikon të digjet.

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë parkun kombëtar “Sequoia” në Kaliforni prej disa ditësh dhe flakët rrezikojnë pemën gjigante të sekuojës që njihet nga vendasit me emrin “Gjenerali Sherman”.

Pema ka një volum prej 1487 m3 dhe është e lartë 84 metra. Emri i saj u zgjodh nga natyralisti James Wolverton, në nder të gjeneralit William Sherman.