Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pezullohen 738 mjekë në Itali, kanë refuzuar të marrin vaksinën

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 08:32 | Bota
Pezullohen 738 mjekë në Itali, kanë refuzuar të marrin

Shoqata e Mjekëve Italianë, Fnomceo, ka bërë të ditur se 738 mjekë janë pezulluar nga puna pasi ende nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit.

“Ne vlerësojmë se në total duhet të jenë rreth 0.3% e numrit total të mjekëve që ende nuk e kanë marrë vaksinën”, tha Filippo Anelli, president i Fnomceo, i cili pati edhe një apel ndaj këtyre personave. “Rrezikoni të mos punoni më. Mos e hidhni diplomën e mjekësisë në një nga momentet më emergjente kur kontributi juaj është kaq i rëndësishëm”.

Fillimisht u pezulluan 936 mjekë, por 208 prej tyre ndryshuan mendjen dhe pranuan të marrin vaksinën ndaj koronavirusit, e cila në Itali është bërë e detyrueshme për këtë kategori që nga prilli i këtij viti.

Nga 15 tetori, italianët duhet të dëshmojnë vaksinimin, test negativ, apo shërim nga sëmundja për të hyrë në vendet e punës, si në sektorin publik ashtu edhe privat. Për ata që prezantohen në punë pa certifikatën shëndetësore, parashikohen gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro. Shkarkimi nuk do të jetë i mundur, por dot ketë pezullime dhe ngrirje të pagës. Masa nxiti reagime të ndryshme.

https://a2news.com/2021/09/16/italia-ashperson-masat-green-pass-me-detyrim-per-te-gjithe-punonjesit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë