Polemikat për gazësjellësin në Kosovë, Ministrja: Nuk është gaz amerikan, ndërtimi ende në shqyrtim

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:51

Polemikat për gazësjellësin në Kosovë, Ministrja: Nuk është gaz amerikan, ndërtimi ende në shqyrtim

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:51

Mediat në Kosovë raportojnë se projekti Amerikan është refuzuar, por qeveria sqaron se vendimi ende nuk është marrë.

“Ndërtimi iinfrastrukturës së gazit, është një opsion i cili është duke u shqyrtuar, përtë cilën ka shumë keqkuptime në diskursin publik. Sa i përket kësaj çështje nëkemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me partner të ndryshëm, por posaçërishtme MCC., u shpreh Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, adresoikeqkuptimet lidhur me ndërtimin e infrastrukturës që i jep qasje Kosovës nëtregun e gazit në Greqi.

“Po flitet në kohët e fundit për gazin amerikan, duhet qartësuar një gjë, kur po flasim përndërtimin e infrastrukturës, ne nuk jemi duke folur për gaz amerikan ose tëndonjë shteti të tillë. Ne jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës, nëkëtë rast opsioni që është më i studiuari është ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit,i cili do t’i jepte qasje Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut në tregun e gazitnatyror në Greqi.”

Rizvanolli nënvizoi se në bashkëpunim me Fondet e Mijëvjeçarit, agjencinë amerikane të ndihmës të krijuar nga Kongresi, është bërë një studim fizibiliteti dhe janë ndarë 200 milionë euro për ndërtimin e njëpjese të infrastrukturës.

Teksa shtoi se duhet ende qartësim sa i përket financave për projektin, pasi ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Qeveria e Kosovës sepse nuk dihet ende kosto totale e projektit.