Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama: Nuk duhet të çojmë dëm asnjë orë, me "e lagu dhe s'e lagu" me opozitën

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 11:04 | Politikë
Rama: Nuk duhet të çojmë dëm asnjë orë, me

Pas betimit në Presidencë, qeveria Rama 3 ka zhvilluar mbledhjen e parë, nga ku kryeministri Rama ka apeluar që të mos humbet kohë me akuza dhe kundërakuza me opozitën. Sipas kreut të qeverisë, ky format i vjetër e ka derdhur kupën e durimit të popullit.

“Ne nuk do t’i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër tradicional më fletërrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Është një format që e ka mbushur me kohë, dhe e ka derdhur ka kohë kupën e durimit të popullit, me akuza dhe kundërakuza, shpoti dhe kundërshpoti.

Një politikë për politikë, e cila ta neverit vetë politikën ndërkohë që politika nuk ka lindur si një mollë sherri mes politikanëve por si e vetmja mundësi që qëniet njerëzore të bëjnë së bashku për të mirën e shoqërisë, gjera që të vetmuar nuk kanë si i bëjnë dot. Ne kemi katër vjet në dispozicion për të bërë gjërat për të cilat shqiptarët u bënë shumicë për të na mbështetur ne, për të tretën herë radhazi, si kurrë më parë. Prandaj nuk duhet të çojmë dëm jo asnjë ditë por asnjë orë, me "e lagu dhe se lagu" me opozitën.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani