Reshje të dendura shiu në Kukës, përmbyten rrugët, vështirësi në qarkullim

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 09:35

Reshje të dendura shiu në Kukës, përmbyten rrugët, vështirësi në qarkullim

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 09:35

Reshjet e dendura të shiut të rëna që prej mesnatës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugët e qytetit të Kukësit.

Probleme nga reshjet janë shfaqur te Ura e Drinit të zi, e cila është përmbytur duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Edhe segmenti rrugor që lidh qytetin e Kukësit me rrugën Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit është nën pushtetin e ujit dhe dherave.