Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Skënderbeu dhe Partizani ndahen në paqe

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 19:08 | Futboll
Skënderbeu dhe Partizani ndahen në paqe

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e futbollit mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Një tjetër gafë, pas asaj në ndeshjen ndaj Teutës ka bërë që “Të kuqtë” e Dajës të dalin me një pikë nga stadiumi i Korçës.

Partizani e nisi shumë mirë ndeshjen, me sulme të njëpasnjëshme, por mbrojtja e vendasve u tregua në lartësinë e duhur, duke larguar disa herë rrezikun.

Në pjesën e dytë, ekipi nga kryeqyteti fitoi një 11-metërsh, i cili pas konfirmimit nga VAR u kthye në gol nga Stenio Junior.

Por festa e miqve zgjati vetëm pak sekonda, pasi një gafë e Damcevskit, që e la topin për Alban Hoxhën, i dha mundësi Berishës të barazonte rezultatin 1-1.

Partizani provoi dhe disa herë të gjente golin e avantazhit, por ishte i pafat. Tashmë, pas dy ndeshjeve të luajtura, “Demat” kanë vetëm 1 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani