Topalli sulmon Bashën: Rama do ishte rrëzuar në 2017, po të mos shitej opozita për pallatin e Vlorës

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 12:35
topalli 1024x576

Topalli sulmon Bashën: Rama do ishte rrëzuar në 2017, po të mos shitej opozita për pallatin e Vlorës

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 12:35

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka sulmuar edhe njëherë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas zhvillimeve të fundit, ku u përjashtua dhe lideri historik Sali Berisha.

Sipas Topallit, djegia e mandateve përkon me kohën kur në prokurori u hap dosja për Lulzim Bashën për lobingun rus, ndërsa shton se Rama do të ishte rrëzuar nga pushteti në vitin 2017 po të mos ishte shitur opozita për paratë e pallatit të Bashës në Vlorë.

“Tani po përsëris dhe një here. Vendimi për djegien e mandateve është marrë kur sapo grupi i PD ishte kthyer në Kuvend pas nje bojkoti disa mujor pa arritur asgjë. Ai moment koincidon me hapjen e dosjes në prokurori kundër Lulzim Bashës që akuzohej për lobingun rus.

Kam përsëritur vazhdimisht së Edi Rama do ishte rrëzuar që në 2017, po të mos ishte shitur opozita për 16 milionë euro të pallatit të Vlorës të Bashës”, shkruan mes të tjerash Topalli.