Vllaznia nuk merr dot hak ndaj Teutës, durrsakët largohen me një pikë nga Shkodra

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 22:04
Screenshot 30 5

Vllaznia nuk merr dot hak ndaj Teutës, durrsakët largohen me një pikë nga Shkodra

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 22:04

Ndonëse parashikohej si një ndeshje hakmarrjeje për Vllazninë ndaj Teutës për kampionatin e vitit të kaluar, shkodranët nuk kanë marrë dot më shumë se një pikë nga përballja me “Djemtë e Detit”.

Ndeshja e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore, Vllaznia-Teuta u mbyll në barazim 1-1, ndonëse miqtë luajtën për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Todorovski.

Vllaznia shënoi e para në pjesën e dytë të takimit me Da Silva, ndërsa miqtë arritën të barazonin shifrat me Koubemba në minutën e 74.