Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Rama: Do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 12:06
Ne mbledhjen e pare te qeverise se re Kryeministri Rama ka bere te ditur se dy xhudistet nga Kosov 1024x576

Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, Rama: Do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 12:06

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Kryeministri Rama ka bërë të ditur se dy xhudistët nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat rrëmbyen medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios, do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e  Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.