Urimet për Ramën, Kim, Varhelyi dhe Soreca: Fokusi te demokracia dhe integrimi

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:27
Yuri Kim 23 qershor 6 1024x576

Urimet për Ramën, Kim, Varhelyi dhe Soreca: Fokusi te demokracia dhe integrimi

Përditësuar më: 18/9/2021, ora 13:27

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrin Edi Rama për nisjen e mandatit të tretë, që e konsideroi si historik.

Mes të tjerash, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për forcimin e demokracisë.

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. US mezi pret të punojë intensivisht me AL forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim në Twitter.

Ndërsa eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, theksin e vendosi tek integrimi në BE. “Pres që integrimi në BE dhe reforma në sundimin e ligjit të jenë në agjendën tuaj”, thekson zyrtari i Bashkimit Europian. Një mesazh urimi pati dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca. “Koordinimi i fortë ndërinstitucional është kyç për anëtarësimin në BE”, shkruan Soreca në mesazhin e tij.