Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brad Pitt mbi motorin më të shtrenjtë në botë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 12:06 | Showbiz

Brad Pitt është shumë i apasionuar pas motorëve. Aktori i famshëm ka një koleksion fantastik me marka si BMW, Harley-Davidson, Indian apo Triumph, që i përdor për lëvizjet e përditshme në Hollivud.

Madje, i shfytëzon edhe në reklamat e tij për marka të tjera, siç ka ndodhur në spotin publicitar të De’Longhi, makinerisë për të bërë kafe. Në klip, Pitt shihet mbi një motor Ecosse Moto Works, që është edhe motori më i shtrenjtë në botë.

Këtë supermjet, aktori e ka blerë plot 254 000 euro. Një shifër kaq e lartë për një motor justifikohet me ekskluzivitetin e modelit dhe materialet speciale me të cilat është ndërtuar: titan dhe fibra karboni.

https://www.youtube.com/watch?v=xFijeOXI6PM

A2 CNN Livestream

Dita jonë