Chelsea i falet mbrojtësve në derbin londinez

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:26
chelsea

Chelsea i falet mbrojtësve në derbin londinez

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:26

Chelsea ka mundur bindshëm 3-0 Tottenham në transfertë, duke iu bashkuar Liverpool dhe Manchester United në krye të Premier League, me 13 pikë.

Ekipi i Thomas Tuchel, pas një pjese të parë 0-0, zhbllokoi rezultatin pas një goditjeje me kokë të mbrojtësit veteran Thiago Silva (49’), ndërkohë që Kante dyfishoi avantazhin në minutën e 57.

Fitoren e “Bluve” të Londrës e vulosi qendërmbrojtësi tjetër Rudiger, në minutën e dytë shtesë.