Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fauna në Shqipëri, bota e egër e kafshëve dhe shpendëve kërcënohet nga “dora e njeriut”

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 12:44 | Aktualitet

Shqipëria, për shkak edhe të pozicionit gjeografik ka një botë të pasur shtazore. Nga ana tjetër, institucionet nuk arrijnë të raportojnë me saktësi mbi llojet, ndërsa numri shkon në rreth 55 mijë. Kjo për shkak se mungon një regjistër i mirëfilltë i florës në vend.

Gjithsesi, përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e botës së egër arrijnë të bëjnë një inventar të kafshëve dhe shpendëve, sipas organizimit të territorit të vendit.

Kryesisht dora e njeriut ka bërë që një pjesë e mirë e botës së egër shtazore të vendit të reduktohet e pjesa tjetër të vihet në rrezik zhdukjeje. Zjarret janë njëri kërcënim. Studiuesi i faunës, Aleksandër Trajçe, tregon faktorët e tjerë që kanosin faunën shqiptare.

Aleksandër Trajçe

Sipas ekspertit, “rreziqet direkte vijnë si pasoje e gjuetisë se paligjshëm, ke shkatërrimin e habitatit, por një rrezik që po rritet vitet i fundit është shtimi  i infrastrukturës”.

Për shkak të faktorëve të ndryshëm, rrëqebulli, specia e veçantë e pyjeve të Ballkanit rrezikon të zhduket në një të ardhme të afërt.

“Mendojmë se nuk ka me shume se 10 ekzemplare, dhe duhet punuar shumë që mos të zhduket” , vijon Trajçe.

Përveç kafshëve dhe shpendëve të veçantë, në Shqipëri gjenden edhe lloje të ndryshme endemike, që fatkeqësisht gjenden në rrezik zhdukjeje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani