I burgosuri qëllon me armë 3 të burgosur nga qelitë e tjera në Itali

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 22:25
burg 1024x576

I burgosuri qëllon me armë 3 të burgosur nga qelitë e tjera në Itali

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 22:25

Një i burgosur 30-vjeçar në burgun Frosinone në Itali ka goditi ka qëlluar me armë tre të burgosur në qelitë e tjera, të cilët u plagosën lehtë. Mediat italiane raportojnë se 30-vjeçari e kishte në mënyrë të pashpjegueshme armën brenda në burg dhe më pas ia ka dorëzoi vullnetarisht oficerëve të burgut. Ministrja e Drejtësisë, Marta Cartabia, i kërkoi drejtorit të burgut  Bernardo Petralia, të shkonte personalisht në burg për shkak të ngjarjes tejet të rëndë që ndodhi.

Të hënën në mëngjes, mbikëqyrësi i Lazios, Carmelo Cantone do të mbërrijë në burgun Frosinone dhe në orën 16: 00 do të ketë një takim të jashtëzakonshëm në institut me drejtorin e burgut Petralia dhe menaxherët e përgjithshëm të personelit.

Sekretari i përgjithshëm i policisë së Burgjeve dhe ai i sindikatës së Policisë së Burgjeve e cilësuan ngjarjen shumë të rëndë, që tregon se burgjet janë jashtë kontrollit dhe që kanë rënë në nivelin e gati gjysmë  shekulli më parë.

Edhe zyrtarë të tjerë italianë nuk e pranojnë këtë situatë në burgje dhe kanë theksuar se kjo tregon që sistemi penitenciar është i komprometuar në mënyrë të pashmangshme, që çon në gjithnjë e më shumë në pasigurinë psikofizike të punonjësve. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente të investimeve në burgje para se të jetë vonë.