Kabuli i së ardhmes, kryebashkiaku: Do ta bëjmë qytetin tërheqës për turistët

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:04

Kabuli i së ardhmes, kryebashkiaku: Do ta bëjmë qytetin tërheqës për turistët

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:04

Shumë shpejt Kabuli do të jetë një qytet  turistik, e puna për ta shndërruar nga qendra e luftimeve në një qytet të bukur e mikpritës tashmë ka nisur. Hamdullah Nomani është kryebashkiaku i sapo zgjedhur i kryeqytetit afgan dhe premtimi i tij i parë është ndërtimi i një Kabuli të bukur.

“Unë jam përgjegjës për bashkinë e Kabulit dhe bashkia e kryeqytetit do të ndryshojë, puna për ndërtimin e saj ka nisur. Bashkia ka vijuar punën e saj, në kohë emergjence apo revolucioni. Puna e parë që u bë pas ardhjes në pushtet, ishte caktimi i kryebashkiakëve. Që në ditën e tretë apo të katërt pas marrjes së Kabulit, ne nisëm punën në 6 zona kyçe, për të ruajtur rregullin në qytet. E nisëm punën atje ku e kishte lënë qeveria e mëparshme”.

Edhe pse sipas kryebashkiakut, puna nuk ka ndaluar për t’i siguruar qytetarëve një qytet të pastër e të rregullt, prioritet I qeverisë në muajin e parë ka qenë gjallërimiI Kabulit.

“Gjëja e dytë më e rëndësishme është ruajtja e Kabulit jeshil, janë mbjellë pemë e lule për të zbuluar qytetin, janë pastruar lëndinat dhe kemi sistemuar ujësjellësin që ato të mos thahen. E treta gjë e rëndësishme është heqja e barrierave. Qyteti është shndërruar në horror. Ndoshta barrierat e betonit janë vënë më përpara për arsye sigurie por kanë prishur bukurinë e qytetit. Ne po i zhvendosim, do të pastrojmë qendrën e qytetit por kemi ende punë për të bërë”.

Talebanët morën kontrollin e Afganistanit muajin e shkuar dhe duket se tashmë qeveria e re e ka të qartë vizionin për të ndryshuar imazhin e vendit, për ta bërë Kabulin një atraksion turistik me gjelbërim dhe rregull.