Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kriza humanitare në Amerikë, mijëra emigrantë kryesisht nga Haiti bllokohen në kufirin me Meksikën

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 16:14 | Bota
Kriza humanitare në Amerikë, mijëra emigrantë kryesisht nga

Më shumë se 14 mijë vetë janë vendosur prej ditësh, në tenda e kampe të improvizuara, nën urën e Teksasit Jugor, në përpjekje për të kaluar kufirin drejt SHBA-së, në atë çka analistët e shohin si një sfidë të hapur, humanitare dhe politike për presidentin Joe Biden.

Prej të premtes, autoritetet kanë kaluar thuajse 2 mijë vetë, në stacionet e emigrantëve, të ngritura për procedurat e kalimit të tyre nga Meksika në SHBA. Por departamenti i sigurisë në Uashington, tha se këtë herë bëhet fjalë për emigrant të jashtëligjshëm, kryesisht nga Haiti.

Ata duhet të ecin për javë, disa edhe për muaj, derisa mbërrijnë në Amerikë, atje ku kërkojnë siguri për jetën dhe një vend pune.

Kjo është ura ndërkombëtare Del Rio, që lidh Teksasin dhe qytetin Akuna në Meksikë. Është vendi i përshtatshëm, këto ditë shtatori, për të pushuar, në pritje të regjistrimit për të nisur procedurat e azilit, për ata që do të pranohen. Pjesa tjetër do të kthehet në shtëpi, Brazil, Kili, Haiti, Kubë, Venezuelë apo Nikaragua.

Prej ditësh, të paushqyer dhe në pritje që t’ii vijë radha për t’u regjistruar, 36-vjeçari nga Haiti, Alex Rosiere thotë se nuk dëshiron të kthehet në vendlindje.

“Nuk dua të më kthejnë. Nëse më kthejnë tani, në Haiti do vdes”.

Ai thotë situata në Haiti është kritike dhe miliona vetë që jetojnë në kushte çnjerëzore, në kombin më të varfër në Hemisferën Perëndimore.

Në korrik, presidenti u vra dhe në gusht një tërmet i fuqishëm goditi vendin, duke e zhytur edhe më shumë në varfëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë