Largohen nga Kosova drejt SHBA-së 51 shtetas afganë

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 20:55
MB KOSOVA frame 138 1024x576

Largohen nga Kosova drejt SHBA-së 51 shtetas afganë

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 20:55

Kosova ka përcjellë sot  51 shtetas afganë të cilët erdhën për strehim të përkohshëm pas marrëveshjes së qeverisë me SHBA. Lajmin e konfirmoi vetë ministri i Brendshëm Xhelal Zvelça, sipas të cilit ata u zhvendosën përfundimisht në Amerikë, ku do të strehohen përfundimisht edhe personat e tjerë që ndodhen në Kosovë.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA. Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera. Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, tha Sveçla.