Patozi: As Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe as kjo e fundit Bashën

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:03
basha kim 934x579

Patozi: As Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe as kjo e fundit Bashën

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:03

Astrit Patozi, ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, shprehet se “nuk ka asgjë të lavdishme në vendimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë jashtë grupit të Partisë Demokratike Sali Berishën, përveç faktit që ai ka zgjedhur të mbrojë prapanicën e vet, duke shitur doktorin”.

“Që të mos bëjnë debat kot Bejtja me Preçin, por edhe që të bien rehat të tjerët, as Luli nuk ka zgjedhur Amerikën dhe, as kjo e fundit nuk e ka zgjedhur Bashën. Nëse do të ishte kaq euroatlantist Luli nuk do t’ua kishte plasur buzën atyre, që nga 2017 e këndej, një herë duke ndërruar mendje në çastin e fundit, pas pazarit me Ramën, e pastaj duke djegur mandatet dhe duke bojkotuar zgjedhjet. Nuk besoj se e dyshon njeri që për botën demokratike ka shumë më tepër vlerë moshyrja në zgjedhje dhe kërcënimi për t’i prishur ato me dhunë, sesa qëndrimi ndaj një personi, qoftë ky edhe “non grata” me damkë të fortë amerikane”, shkruan Patozi nw Facebook.

“Ndaj edhe nuk ka asgjë të lavdishme në vendimin e Lulzim Bashës për të nxjerrë jashtë grupit të Partisë Demokratike Sali Berishën, përveç faktit që ai ka zgjedhur të mbrojë prapanicën e vet, duke shitur doktorin. Ndërsa Amerika, sipas meje, nuk ka gjetur tek Lulzim Basha partnerin e besueshëm të vlerave të saj, por thjesht te keqen më të vogël dhe mashën e duhur për të arritur një objektiv konkret të momentit”, shton Patozi.