Përplasen 3 automjete në Thumanë, dy të lënduar

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:58
WhatsApp Image 2021 06 25 at 09.40.23

Përplasen 3 automjete në Thumanë, dy të lënduar

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 19:58

Tre automjete janë përplasur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në Thumanë të Krujës, por fatmirësisht pa viktima. Polica njofton se si pasojë e përplasjes janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2021, rreth orës 18:00, në Thumanë, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shtetasit A. M., dhe B. Sh., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.