Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama publikon pamjet e TKOB: Kushte dinjitoze, të ngjashme me skenat e artistëve botërorë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 22:37 | Aktualitet
Rama publikon pamjet e TKOB: Kushte dinjitoze, të ngjashme me skenat e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me momentet më të veçanta të mbrëmjes gala në Teatrin të Operas dhe Baletit, ku performuan dy yjet botërorë, Ermonela Joho dhe Placido Domingo.

Në videon e shpërndarë në Facebook, disa ditë pas përurimit të TKOB, shihen ambientet e mëparshme të këtij institucioni dhe si kanë ndryshuar ato, të komentuara edhe nga vetë kryeministri dhe të shoqëruara me titra në gjuhën angleze.

Rama thotë se tashmë artistët shqiptarë do të performojnë në kushte më dinjitoze, të ngjashme me skenat ku ngjiten artistët botërorë, ku, zërat magjik të artistëve tanë do të ndiqen nga qytetarët e apasionuar në këtë skenë. Sipas tij ata nuk do të përballen më me të ftohtin dhe vapën.

"Më në fund dita erdhi dhe me një projekt që flet vetë, ne ia dolëm të krijojmë kushte tërësisht të reja tërësisht të ndryshe dhe dinjitoze për të qenë në lartësinë e të gjithë atyre zërave të njohur nëpër botë. Sot ne kemi një teatër të ri i cili ofron një skenë ku zërat magjikë, kërcimtarët, valltarët jo vetëm të mund të ndihen të respektuar, por të kenë përballë tyre njerëz të pasionuar pas prodhimeve të kësaj skene, që ulen dhe shijojnë art pa qenë të sulmuar nga i ftohti, lagështira, vapa, nga zhurmat prej kërcitjeve të të gjitha dërrasave të shtruara prej më shumë se 60 vjetësh.

Brenda kësaj skene nga ku dashamirësit, të apasionuarit pas gjithë aktivitetit dhe krijimtarisë së kësaj godine të mund të shijojnë duke u ndjerë pjesë e të njëjtit komunitet, komunitetit përtej kufijve, të gjithë atyre që ndjekin muzikën koncertale, operistike, të lehtë në teatrot më prestigjioze të botës, në ato teatro ku yjet e Shqipërisë shkëlqejnë fort. Nga momenti i ngritjes së perdes, ne nuk do kemi arsye t'i shohim me zili apo duke bërë vazhdimisht pyetjen kur do të vijë dita që në Shqipëri të kemi një teatër më të njëjtin dinjitet e respekt për ata që japin jetë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani