Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sfida më e re e Tik Tok: Shkatërroni tualetet e shkollave, vidhni gjithçka dhe publikoni videon

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 17:11 | Bota
Sfida më e re e Tik Tok: Shkatërroni tualetet e shkollave, vidhni

Një sfidë e re, po bëhet gjithnjë e më virale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një sfidë në Tik Tok, kryesisht në shkollat e mesme, që ka vënë në alarm, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe prindërit. Shkatërroni dhe vidhni gjithçka në tualetet e shkollave, vandalizoni, shkatërroni e fshihni, videon publikojeni në rrjet. Shohim për çfarë bëhet fjalë.

Është trendi më i ri në TikTok, nxënësit duhet të shkatërrojnë e të vjedhin sendet, pronë të shkollës. Më pas, videon duhet ta hedhin në rrjet dhe kjo njihet tashmë si “Sfida e tualetit”. Nxënësit duhet të filmojnë veten ose shokët teksa shkatërrojnë gjithçka gjejnë. Kështu do sigurojnë më shumë klikime dhe ndjekës.

Këto janë video të realizuara tashmë në çdo shkollë të vendit, edhe në Shkollën e Mesme Hart në Santa Clarita në SHBA.

Anthony Sosa:  “Kanë marrë gjithçka dhe tashmë shumica e banjove janë mbyllur”.

Jaime Gonzalez: “Kanë prishur dyert, kanë shkatërruar gjithçka dhe kanë lyer muret me bojë”.

Chloe Shumaker: “Është budallallik. Jo, është vërtet idiotësi”.

“Drejtori i kësaj shkolle i ka dërguar një email prindërve, u kërkon që të flasin me fëmijët e tyre, sesa të rrezikshme janë vandalizmat dhe vjedhjet. Madje disa nxënës tashmë janë përjashtuar”, raporton gazetarja.

Shirley Robes: “Është zhgënjyese që këto trende janë bërë kaq virale”.

Shirley Robes ka tre fëmijët e saj në këtë shkollë dhe thotë se e ka marrë emailin e drejtorit.

“Jam e kënaqur që na kanë njoftuar dhe se janë marrë masa për këtë gjë”, shton ajo.

Zyrtarët e arsimit parauniversitar kanë kërkuar edhe përfshirjen e prindërve. Ata thotë se prindërit kanë rol kyç në parandalimin e sjelljeve të tilla si dhe kërkojnë që nxënësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar. Për shkak të problemeve që kanë shkaktuar, këto video të shpërndara në TikTok mbajnë emrin “Videot dinake”.

Në një reagim zyrtar TikTok thotë: “Ne presim që komuniteti ynë të jetë i sigurt dhe të krijojmë me përgjegjësi dhe nuk lejojmë që materialet tona të promovojnë aktivitete kriminale. Ne do t’i fshijmë këto përmbajtje dhe i kërkojmë komunitetit tonë të dekurajojë sjellje të tilla”.

Chloe Shumaker: “Njerzit në shkollën tonë punojnë shumë dhe kjo sjellje kushton para, shumë para, sidomos për ato që janë vjedhur. Duhet të paguajnë gjithçka. Besoj se prindërit e tyre janë shumë të mërzitur”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë