Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie, evakuohen 5 mijë persona

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 22:54
canarie 1024x576

Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie, evakuohen 5 mijë persona

Përditësuar më: 19/9/2021, ora 22:54

Një shpërthim vullkanik po ndodh në La Palma, një ishull në Ishujt Kanarie, ku po evakuohen të paktën 5 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle sipas të cilave, Garda Civile Spanjolle ka njoftuar se në orët e ardhshme mund të ketë 10.000 persona të zhvendosur.

Magma dhe materiale të tjera piroklastike vazhdojnë të dalin nga vullkani Cumbre Vieja. Autoritetet kërkuan të mos i afroheshin zonës së shpërthimit, duke kërkuar nga popullata e zonave në rrezik të La Palma-s që të mbrohen nga hiri dhe të mbyllen në shtëpi në rast se bie aty pranë.

Ndërsa llava vazhdon të përparojë ngadalë drejt bregdetit të La Palma-s, duke tejkaluar disa rrugë dhe duke arritur në portat e disa shtëpive, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka mbërritur në ishull për të ndjekur nga afër situatën.

Zjarrfikësit dhe ushtria po ndërmarrin veprime për të përballuar pasojat e shpërthimit.