Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Studim mbi të dhënat e vaksinimit të Izraelit: Me 3 doza Pfizer ulen infeksionet dhe rastet e rënda

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 21:34 | Bota
Studim mbi të dhënat e vaksinimit të Izraelit: Me 3 doza Pfizer

Rastet e infektimit nga Covid-19 dhe sëmundjeve të rënda ulen "ndjeshëm" me dozën e tretë të Pfizer. Kjo nënvizohet nga një studim i botuar në New England Journal of Medicine, bazuar në të dhënat e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Shkalla e infeksionit, 12 ditë pas përfundimit të vaksinimit me tre doza, është 11.3 herë më e ulët se për dy doza, ndërsa shkalla e sëmundjeve të rënda është 19.5 herë më e ulët.

Studimi u krye nga 30 korriku deri më 31 gusht në 1.13 milionë persona mbi 60 vjeç, të cilët kishin përfunduar imunizimin 5 muaj më parë, të ndarë në dy grupe: ata që morën dozën e tretë dhe ata që morën dy doza.

Krahasuar me variantin Delta, thuhet në studim, doza e tretë Pfizer "do të sillte efikasitetin e vaksinës midis atyre që morën përforcuesin në rreth 95%, një vlerë e ngjashme me efikasitetin e vaksinës origjinale të raportuar kundër variantit Alpha".

A2 CNN Livestream

Dita jonë